Është anuluar dueli final i fazës paraeleminatore të Ligës së Kampionëve ndërmjet Dritës dhe skuadrës irlandeze Linfield.
Presidenti i klubit, Valon Murseli, ka deklaruar se ndeshja përfundimisht nuk do të zhvillohet.
“Ndeshja kundër Lindfieldit nuk do të zhvillohet përfundimisht. Mbetet të shihet se si disiplinori do të vendosë sonte apo nesër për fatin e Dritës në garat evropiane. Gjithashtu, me rregullat e Zvicrës duhet të karantinohemi për dhjetë ditë, por as kjo s’është vendosur”, theksoi Valon Murseli për Zëri.