Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti foli edhe për pikën e Ujmanit që partneri i koalicionit Ramush Hradinaj paralajmëroi se do të dalë nga Qeveria.
Hoti tha se u dakorduan që SHBA-ja të bëjë një studim të fizibilitetit se si mund të përdoret uji i Ujmanit, njofton Klan Kosova.
“Jemi pajtuar që të bëjmë një studim të fizibilitetit nga departamenti për energji i SHBA-së për mënyrën se si do të përdoret uji i këtij liqeni”.