Një burrë nga Gjilani ka raportuar në Polici për gruan e tij të zhdukur.
Ankuesi ka raportuar se gruaja e tij është larguar nga shtëpia dhe se nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
Rasti vazhdon të hetohet.
“Gjilan 10.09.2020-14:00. Ankuesi mashkull K/ Shqiptar ka raportuar se bashkëshortja e tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet.”