Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se javën e ardhshme do të votohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Ai ka thënë se është përgjegjësi edhe e opozitës kalimi i këtij ligji i cili do të ndihmonte dukshëm bizneset dhe qytetarët e vendit.
Këto komente Gashi i bëri në emisionin Debat Plus në Tv Dukagjin.