Tifo grupi “Intelektualët” kanë marrë një lajm tejet të hidhur në mëngjesin e së shtunës (31 tetor), teksa kanë mësuar se njëri nga anëtarët e tyre ka ndërruar jetë, shkruan Gazetasheshi.com.
Ilir Behluli nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me Leukemi Akute, në kohë rekord ishte nisur për kurim jashtë vendit, mirëpo që nuk i’a doli të vazhdonte më rrugëtimin në këtë botë.
Informacionin e ka konfirmuar faqja zyrtare e tifo grupit gjilanas në rrjetin social “Facebook:
Prehu në paqe Ilir, Intelektualët do të kujtojne gjithmonë !
Ultras Never Die.