22 dy persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, shifra më e lartë kjo që nga fillimi i pandemisë, shkruan Reporteri.
IKSHPK njofton edhe për 627 raste të reja dhe 543 të shëruar.
Viktimat janë nga mosha 60 vjeç më i ri e deri te 87 vjeç më i vjetri.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 22 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 raste (79, 77 vjeç), Prizren 2 raste (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Istog 2 raste (84, 65 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç).”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.