Gjykata Themelore në Gjilan, me pikëllim të thellë pranoi lajmin sot se është ndarë nga jeta punëtori i sigurimit të kësaj gjykate, Avdush (Fazli) Basha, në moshën 48 vjeçare. Ai ishte i infektuar me virusin Covid-19.
Kryetari i gjykatës, Ramiz Azizi, mbikëqyrësi i Degës në Kamenicë Sadri Krasniqi dhe stafi i gjykatës, shprehin ngushëllime familjes Basha, shokëve, kolegëve, miqve e farefisit.
Basha ka qenë i angazhuar në pozitën e punëtorit të sigurimit të gjykatës nga viti 2001 dhe do të mbahet mend përgjithmonë si një punëtor i përkushtuar dhe koleg i mire.