Prishtinë, 04 korrik 2026 – Profesori universitar dhe Auditori i Jashtëm, Prof. Dr. Burhan Rexhepi, është zgjedhur me votat e anëtarësisë Anëtar i Kuvendit të Institutit KAF, në kuadër të Procesit Zgjedhor 2026 të organizuar nga Instituti KAF.
Ky rezultat përfaqëson një vlerësim të besimit të anëtarësisë ndaj angazhimit dhe kontributit profesional të Prof. Dr. Burhan Rexhepit në fushën e auditimit, arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të profesionit financiar në Republikën e Kosovës.
Procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë të rregullt, transparente dhe në përputhje të plotë me Statutin dhe aktet e Institutit KAF, duke garantuar standarde të larta të integritetit, demokracisë dhe qeverisjes institucionale.
Në cilësinë e Anëtarit të Kuvendit të Institutit KAF, Prof. Dr. Burhan Rexhepi do të kontribuojë në proceset strategjike dhe vendimmarrëse të institucionit, me synim forcimin e profesionit të auditimit, avancimin e standardeve profesionale dhe zhvillimin e mëtejshëm të Institutit KAF.
Me këtë rast, Prof. Dr. Burhan Rexhepi falënderoi të gjithë anëtarët e Institutit KAF për besimin e dhënë, duke theksuar se mandatin e fituar do ta ushtrojë me profesionalizëm, integritet, transparencë dhe përkushtim në shërbim të institucionit dhe të profesionit.
Urime Prof. Dr. Burhan Rexhepit për zgjedhjen si Anëtar i Kuvendit të Institutit KAF dhe suksese në realizimin e mandatit të tij.

