Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, më 5 mars do të ketë seancën e radhës pranë Gjykatës Speciale në Hagë.
Kjo është bërë e ditur në kalendarin e publikuar nga Specialja, njofton Klan Kosova
Aty bëhet e ditur se në këtë ditë me fillim nga ora 11:00 do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes.
Kujtojmë se ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja, ndërsa gjykata kohë më parë ka vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi.