Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz me rastin e 23 vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së.
Kurti ka thënë se 59 anëtar të familjes Jashari flijuan vetën e tyre.
“Tre brezat e kësaj familje, gjithsej 59 vetë para 23 vjetëve u flijuan në Prekazin historik në lirinë e Kosovës”, ka thënë Kurti. Ndër të tjera Kurti, ka thënë se për krimet e Serbisë deri më tani nuk është gjykuar dhe se drejtësia është e vonuar.
“Për këtë sulm të Serbisë, ndaj familjes Jashari askush nuk është gjykuar, e as nuk janë dënuar krimet e Serbisë, drejtësia është vonuar sepse ajo nuk ka filluar, ne duhet të angazhohem si shtet për hirë të Republikës se Kosovës, për hirë të pasardhësve të Jasharajve, për hirë të së ardhmes së popullit e kombit tonë”, ka thënë Kurti.
Ai gjithashtu ka shtuar se, sot me nderim të përjetshëm përulemi para jetës, veprës së Jasharajve, kryekomandantit Adem Jasharit, të cilit e deshën më shumë vendin se sa vetën e tyre.