Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve tashmë ka bërë delegimin e ‘këmishzinjëve’ të cilët do të gjykojnë ndeshjet e xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në ndeshjen derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilan priten të gjykojnë sërish gjyqtarë nga Gjilani, teksa ‘bilbili’ kryesor i është besuar gjyqtarit Shpëtim Murtezit. Ai do të jetë i shoqëruar nga asistentët Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani, ndërkohë Isak Ceroviku do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt, raporton Gazetasheshi.com.
Kjo do të jetë hera e dytë këtë edicion dhe në histori të derbit, pasi që gjykojnë gjyqtarë nga qyteti.