Kategorizimi i komunave nëpër tri Zona, atë të Kuqe, të Verdhë dhe të Gjelbër ende po vazhdon, përkundër faktit që me vendimin e fundit të qeverisë nuk ka asnjë masë kufizuese për Zonën e Kuqe.
Teksa deri para 11 shkurtit kur u qeveria miratoi lehtësimin e masave, Zona e Kuqe kishte edhe Orë Poli/core, njofton Klan Kosova.
E, siç duket Zonës së Kuqe tashmë i ka mbetur vetëm epiteti, por jo edhe masat shtrën/guese.
Megjithatë, për Ministrinë e Shëndetësisë vazhdimi i aplikimit të kësaj metode ka një arsye.
”Kategorizimi ne zona aktualisht shërben më shumë për te përcjellë rrjedhën epidemiologjike të COVID-19 dhe për të parë ecurinë nëpër komuna. Nëse, në të ardhmen do të ndërmerret ndonjë masë kufizuese, gjasat më të mëdha që të përfshihen në masa shtesë, janë komunat e zonës se kuqe”, deklaruan nga Zyra për Informim e MSH-së.
Derisa nga ky dikaster theksojnë se rangimi i komunave nëpër zona sa kishte edhe masa kufizuese kishte dhënë rezultate të mira.