Sipas këtij parashikimi, sot në Kosovë do të ketë mot të ftohtë, kryesisht me vranësira dhe erë.
Gjithashtu, edhe sot do të ketë reshje bore e shiu.
16.03.2021 – Më ftohtë, kryesisht me vransira dhe erë. Herët në mëngjes vazhdojnë reshjet e borës dhe të shiut në vise më të ulëta. Ditën mundësi për rrebeshe shiu dhe bore. Në vise kodinoro-malore priten vetëm reshje bore. Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 10C, e në vise malore -5C deri 0C. Erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga veriperëndimi 4-15m/s, me hove deri në 18m/s (65km/h). Indeksi UV: 2. Ëindchilli orëve të mëngjesit deri në -5C. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.
17.03.2021 – Kryesisht me vransira, ftohtë e me erë. Përreth viseve malore priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore. Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 8C, e në vise malore -7C deri -1C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriperëndimi 4-15m/s. Indeksi UV: 2. Windchilli orëve të mëngjesit deri në -5C. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe mesatare.