Gjilani ka shënuar fitore bindëse në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Juniorëve ndaj Trepçës dhe ka marrë pozitën e parë në renditjen tabelare. Skuadra e drejtuar nga Premton Muja ka triumfuar me rezultat bindës 3-0, për të marrë kështu lidershipin pas xhiros së 19-të.
Gjilanasit shfrytëzuan barazimin e Ballkanit në udhëtim te Prishtina (0-0), ndërkohë këtë lëshim të tyre nuk e la pa e shfrytëzuar edhe Drita, e cila në shtëpi e mposhti Drenicën (3-2) dhe tashmë i afrohet kreut në vetëm dy pikë.
Vlen për t’u veçuar fitorja bindëse e Llapit ndaj Vushtrrisë dhe ajo e Vëllaznimit ndaj 2 Korrikut, pasi që i mbanë gjakovarët në ‘lojë’ për të mbijetuar.
Rezultatet e xhiros së 19-të
Llapi 6-1 Vushtrria
Vëllaznimi 2-0 2 Korriku
Prishtina 0-0 Ballkani
Gjilani 3-0 Trepça
KEK-u 2-1 Trepça ’89
Ramiz Sadiku 1-2 Besa
Drita 3-2 Drenica
Feronikeli 3-2 Ferizaj
Flamurtari – Liria
Renditja tabelare