Drita e ka triumfuar me lehtësi miqësoren e së shtunës përballë Kikës me rezultat të thellë 7-1
Kampionia në fuqi nuk ka patur aspak mëshirë për rivalit rajonal që bën gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar, teksa i ka mbushur rrjetën me gola.
Në listën e gjatë të golashënuesve u shënuan emrat e Festim Alidemës me dy shënime, Betim Haxhimusës, Astrit Fazliut, Henryt, Pristleyt dhe një futbollisti të skuadrës mysafire, i cili realizoi autogol.
Golin e vetëm dhe të nderit për skuadrën nga Hogoshti e realizoi mesfushori Fidan Kqiku.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Dritës me bari sintetik.