Daut Haradinaj i cili në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, ka nisur me premtimet e para.
Premtimi i parë i Haradinajt ka qenë se do t’i ndihmojë me 500 euro nënat që lindin në komunën e Prishtinës. Ai ka thënë se lehonat në qeverisjen e tij do të shpërblehen me nga 500 euro. Këtë deklaratë Haradinaj e bëri në emisionin DPT te Fidani në T7.