Shkruan:Egzon Kastrati
Masat restriktive që ka ndërmarr qeveria për mbylljen e disa sektorëve të ekonomisë përfshirë këtu gastronominë do të këtë pasoja të paprecedent në shkatrrimin e këtij sektori edhe ashtu që ishte duke luftuar mbijetesen. Mungesa e një qasje proaktive me ndërprerjen e një pako ekonomike për t’iu ndihmuar këtyre kategorive nuk mund të quhet ndryshe pos mosdije qeverisëse me pasoja të rënda në funksionim të jetës së brishtë ekonomike në Kosovë.
Masat e ndërmarrura nga ana e institucioneve për t’a ruajtur shëndetin më implikime direkte në jetën socio- ekonomike. Rënja e ofertës si pasojë e këtyre masave preventive dhe në të njejtën kohë e kërkesës agregate do të këtë pasojë negative në muajt ne vijim kjo për arsye të mungesës se parasë të qarkullimit dhe shokut ofertë-kërkesë, e cila do të paralizojë jetën ekonomike.
Ekonomia si zingjir do të afektohet në të gjitha parametrat në rënje të të hyrave në rritje të papunësisë, ne rënje të investimeve, në rënje të përformancës se sektorëve ekonomik e mbi të gjitha me ndikim direkte ne mireqenjen e qytetrëve. Muajt në vijim do të vërehet një rënje e dukshme e aktiviteteve ekonomike e sidomos me të afektuarit si pasojë e këtij shoku ekonomik në këtë periudh do të jetë sektori i gaztronomisë .