Persona të panjohur mbrëmë kanë rrahur një shtetase të Shqipërisë në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë, raporton Express.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ekziston dyshimi se ndaj viktimës, personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale “ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh.
“Lagjja Ulpiana, Prishtinë 05.04.2021 – 17:00. Është raportuar se persona deri me tani të pa njohur fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Ekziston dyshimi se ndaj viktimës personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport