Gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektim të masave anti-Covid janë shqiptuar 751 gjoba ndaj qytetarëve, nga Policia e Kosovës.
Kjo është bërë e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, në të cilë thuhet po ashtu se gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 1 138 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut.
Ndërsa janë arrestuar 34 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 39 me dëme materiale.