Sot në ambientet e “AR KATANA” me pronar Muhamet Ajrullahu, janë shpërndarë 150 pako me produkte ushqimore dhe higjienike për nder të festës së Bajramit shkruan Radio Star.
Shumë familje në nevojë përfituan nga shpërndarja e këtyre pakove ushqimore.
Pronari i “A.R. KATANA”, z.Muhamet Ajrullahu me familje sipas premtimit të dhënë, ka ndarë të martën 150 pako ushqimore me rastin e festës së Bajramit.
Ky aksion ka vazhduar gjatë tërë muajit të Ramazanit duke ndihmuar dhe përkrahur familjet nevojtare dhe shumë projekteve tjera në koordinim me kryetarët e këshillave lokale të komunës së Gjilanit./radiostar/