Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se kanë dalur pagesat e para për punëtorët e gastronomisë, shkruan Gazeta Metro.
Murati ka njoftuar se Komisioni është duke shqyrtuar aplikacionit në mënyrë që edhe grupi tjetër të procesohet të premten.
Më poshtë shkrimi i plotë i ministrit:
Sot, një ditë pas mbylljes së afatit për aplikim për masën mbështetëse të ekonomisë, është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave.
Komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet në vazhdimësi, ashtu që edhe grupi tjetër të procesohet të premten.