Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të takohet me përfaqësuesit e partive politike në vend, për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve lokale.Këtë e ka konfirmuar këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina, i cili ka deklaruar se takimi i Presidentes është paraparë të mbahet të mërkurën me të gjitha partitë.Tashmë është konfirmuar se Osmani do të takohet me përfaqësues të AAK-së, sot në ora 17:00, ndërsa, oraret e takimeve me partitë tjera ende nuk janë bërë të ditura.Ndryshe, zgjedhjet komunale do të mbahen në tetor të këtij viti.
Vjosa Osmani sot vendos për datën e zgjedhjeve lokale
Ndani këtë artikull