KOMUNIKATË
Gjilan, 03.07.2021
Të dashur Intelektual, të dashur qytetarë të Gjilanit e mbarë Kosovës!
Përkundër përpjekjeve të parreshtura të klubit tonë FC DRITA, përkundër përkrahjes nga Federata e Futbollit të Kosovës, përkundër vullnetit e dëshirës të pakompromis për rikthimin e tifozëve në tribuna, ndeshja në mes të klubit tonë FC DRITA dhe FK Decic përfundimisht do të zhvillohet pa praninë e publikut.
Sipas vendimit te Qeverisë së Republikës së Kosovës, 15% e stadiumit është lejuar të hapet, që në total i bie 1875 persona, shumë më pak se sa numri i kërkesave të INTELEKTUALËVE tanë, por protokolli rigoroz i UEFA-së për organizim, na pamundëson hapjen e dyerve në kushtet të cilat gjindemi ne.
Sipas protokollit të UEFA-së, pika 6.1. Secila biletë duhet të jetë e personalizuar, gjë kjo e cila nuk mund te bëhet në kapacitetet të cilat aktualisht infrastruktura në stadiumet tona na mundëson.
Pika 12.2 obligon secilin tifoz që të testohet, dhe të dëshmojë që 14 ditë para ndeshjes nuk ka qenë i infektuar me COVID 19.
Të gjitha këto, rrisin koston në menyrë enorme për klubin tonë, megjithatë ne si klub në bashkëpunim me FFK jemi në përpjekje që në rast të kalimit në fazën tjerër, loja me F.C “Feyenoord” të zhvillohet me praninë e tifozëve nëse qeveria e rishqyrton dhe mundëson rritjen e numrit të shikuesve në mënyrë që ti realizojmë kërkesat e tifozëve tanë!
Rrugëtimi i klubit tonë FC DRITA pa tifozërinë tonë është shumë i vështirë, por rrethanat në të cilat gjendemi me pandeminë na vështirësojnë edhe më shumë arritjen e qëllimeve tona në rrugëtimin tonë të përbashkët.
Jemi të bindur që ju dëshironi suksesin e klubit, e jo dënimet për moszbatim të Protokollit të UEFA-së, që do të ishin të papërballueshnme financiarisht.
Ne si klub ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mezi presim t’ju shohim në shkallët e stadiumit.
DRITA, krenaria e qytetit⚪️?