Ky është postimi i deputetes Valentina Bunjaku Rexhepi:
E lëshova mbledhjen e Komisionit. Ministre arrogante, të emëruara, nuk e dinë se deputetët janë të zgjedhur dhe kanë fuqi më shumë te populli, sesa ato me poste politike.
Na sjellin projektligje të Qeverive të kaluara dhe ia nisin çdo raportim me 20 vjet kemi humbur, blla-blla-blla. Hajde, çka po punoni ju?! Pse sillni projektligje të bëra, e nuk bëni asgjë të re?! Ligjet me 10 faqe i bëni 46 faqe, duke përsëritur fraza. Raportimet në Komisione, po e humbin kuptimin.