Sot ( e enjte) në Ligën e Konferencës do të zhvillohet ndeshja e parë e raundit të dytë mes nën-kampionit të Kosovës, Dritës dhe ekipit holandez Feyenoord.
Takim i cili pritet të zhvillohet sonte, me fillim nga ora 21:00 në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Drita vjen në këtë takim pasi eliminoi Deçiqin në raundin e parë, e në anën tjetër është Feyenoordi me bagazh të madhë futbollistik, ku në të kaluarën kishte fituar kupën evropiane.
Trajneri Dritës Ardian Nuhiu është shprehur optimist duke thënë se:
“Është sportive që të shpresojmë. Jemi të përgatitur maksimalisht. E dimë që kemi përballë një ekip të fortë. Në futboll ndodhin gjithmonë befasi. Por asnjëherë nuk do të dorëzohemi”.
Nuhiu potencoi edhe mbi lojtarët e Feyenoordit ku tha se: “Kanë lojtar cilësorë, sidomos sulmuesit e krahut e po ashtu edhe në mesfushë e mbrojtje janë të fortë. Kanë lojtarë të rrezikshëm”.
Karshi rivalit të sontshëm, Dritës, ka folur edhe numri një i Feyenoordit, Arne Slot, ku potencoi se: “Ata luajnë futboll të mirë. Lojtarët e tyre janë shumë të rrezikshëm, veçanërisht në kundërsulm”.
Ndeshja do të zhvillohet në pranin e tifozëve, e numri i lejuar i tyre është 3500.