Kampionët e Kosovës u mposhtën me rezultat 2-0 nga Bodo/Glimt, duke u eleminuar me rezultat të përgjithshëm 3-2, shkruan Gazeta Olle.
Pas paraqitjes së mirë të kryeqytetasve në “Fadil Vokrri”, ndeshja në Norvegji i takoi plotësisht vendasve.
Vendasit kanë shënuar për 1-0 në minutën e 18-të të ndeshjes përmes Erik Botheim i cili realizoi me kokë.
Ishte një aksion i zgjatur nga norvegjezët që përfundoi me topin në rrjetë.
Bodo/Glimt kishte mundësi që ta dyfishonte epërsinë përmes penalltisë në minutën e 24-të, por Patrick Berg u tregua i pasaktë duke goditur mbi portë.
Ishte përsëri Erik Botheim i cili realizoi në minutën e 78-të, duke mos e lënë takimin të vendoset pas vazhdimeve.
Përkundër eleminimit nga Liga e Konferencës, Prishtina mbetet skuadra më e suksesshme kosovare në Evropë, duke qenë e vetmja që preku raundin e tretë në këtë garë.