Kamenica si vend i përshtatshëm për zhvillimin e turizmit, ka nevojë për përgatitje profesionale e njerëz adekuat të kësaj fushe. Me zhvillimin e turizmit, edhe Kulinaria është më se e nevojshme sepse të ushqyerit është art më vete.
Arbëri e Taulanti, janë vlera të shtuara për Kamenicën në këto dy fusha.
Arbër Dërmaku, kryeshef i kuzhinës në Resort Planet, ka vite që ushtron këtë profesion. Ai ka të përfunduar shkollën për Kulinari, për të vazhduar tutje studimet në Akademinë NERNANZI në Tiranë, si dhe trajnime profesionale në Turqi. Arbëri, tashmë është certifikuar si kuadër klasi për Ballkan.
Si personalitet i fortë e njeri bujar, ai synon që në të ardhmen të shtyejmë përpara hapjen e një drejtimi të Kulinarisë, për ata që pasion kanë gatimin e ushqimin.
Taulant Ismajli, ka përfunduar studimet për Menaxhim të Hotelerisë dhe Turizmit. Për më shumë se 14 vite ai ka përvojë në këtë fushë, si pjesë e stafit menaxhues në Resort Planet. Taulantin të gjithë e njohin si djalë pozitiv, mik të mirë, e profesionist të shkëlqyer. Me punën dhe angazhimin e tij, ka dëshmuar se gjithçka arrihet kur punon fort për të.
Me Arbërin e Taulantin, kemi synime të qarta mbi vizionin e Kamenicës për dy fusha të rëndësishme si këto. Për mua është kënaqësi që jemi bashkë, me gjithë ekipën tjetër prapa.