Një grua nga Komuna e Vitisë, e cila kishte kryer lindje para tri dite në klinikën e Gjinekologjisë, ka vdekur mbrëmë në QKUK në Prishtinë, pasi gjendja e saj ishte komplikuar rëndë.
Pacientja e moshës rreth 26-vjet, ishte sjellë në QKUK për trajtim mjekësor gjatë lindjes por ka vdekur duke lënë pas foshnjën që solli në jetë. Lehona kishte pasur probleme shëndetësore, pasi lindja e fëmijës së saj të tretë ishte realizuar me prerje cezariane. Sipas burimeve, varrimi i të ndjeres J. S. Sh. do të bëhet sot në fshatin Goshicë. Ajo la pas edhe dy fëmijë të tjerë./PlusTV/