Vazhdon ndërmarrja e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.
Sot Policia e Kosovës, njësitetet e trafiku gjatë kontrollit kanë ndalur mjetin makinë e rëndë (eskevator) në aksin rrugor Gjilan -Kamenicë i cili lëvizte pa sinjalizim përkatës dhe pa përcjellje, dhe direkt rrezikonte pjesmarrsit tjerë në trafik.
Ndaj vozizësit është shqiptu fletëparaqitje përkatëse dhe i njejti është urdhëruar që mos të qarkulloj pa përcjellje që është e rregulluar me ligj për mjetet të tilla.