Pas paraqitjes tejet të mirë në garat evropiane këtë stinor, duke llogaritur edhe paraqitjen e kaluar në Evropë, Drita është skuadra me më së shumti pikë në renditjen e klubeve sipas koeficientit të suksesit në UEFA.
Në renditjen e fundit të paraqitur nga UEFA, Drita ka koeficient 5 mijë, me 750 më shumë sesa Prishtina që është e dyta nga ekipet kosovare, përcjellë nga Llapi, Gjilani, Feronikeli dhe ‘89-shi.
Në anën tjetër, te ekipet e Shqipërisë Laçi është ngritur mjaft, duke lënë pas të gjitha skuadrat tjera me arritjen e tyre këtë verë.
Ndërsa nga ekipet shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e pakonkurrencë, vazhdon të jetë me koeficient më të lartë, jo vetëm te ato, por edhe nëse shikohen të gjitha ekipet shqiptare.