Ka disa ditë që kryetari i komunës së Gjilanit i thërret dhe i takon klubet sportive, OJQ-të e shoqatat e ndryshme për t’iu ndarë subvencione nga buxheti i komunës, krejtve pak ditë para zgjedhjeve. Ky është një keqpërdorim më i madhi në krejt Kosovën.
?Shikone edhe konstatimin e raportit të auditorit të përgjithshëm lidhur me mosplanifikimin e subvencioneve, krejt kjo bëhet me qëllim nga ana e kryetarit për të patur rastin e keqpërdorimit dhe dhënies së këtyre subvencioneve, vetëm për ti nënshtruar drejtuesit e klubeve, OJQ dhe shoqatave tjera.
?Sipas AUDITORIT mbi ?500 mijë euro?po ky kryetar vitin e kaluar nuk ia ka dhënë këtyre klubeve e OJQ-ve, sepse e ka pritur këtë kohë fushate për ta keqpërdorur buxhetin e komunës.
Duke e parë fundin e qeverisjes së tij edhe mund të kuptohen veprimet e keqpërdorimeve të një kryetari në ikje, i cili nuk do të mund ta gjejë shpëtimin as nga ai gjysmë milioni që po e shpenzon në fushatën e tij, e as nga keqpërdorimet e buxhetit të komunës përmes subvencioneve, e as nga punësimet e jashtëligjshme në kohë fushate.
Jam i bindur thellësisht se asnjë drejtues i këtyre klubeve, OJQ-ve e Shoqatave, nuk mund të ndikohet nga këto joshje të kryetarit të komunës përmes keqpërdorimeve. Jam i sigurtë se ata ndihen edhe të fyer me këtë qasje të kryetarit, sepse ata kanë integritet dhe dinjitet të lartë, e nuk mund të manipulohen ashtu siç e vlerëson një kryetar keqpërdorues i komunës së Gjilanit.