Alban Hyseni i ftonë qytetarët e Komunës së Gjilanit që të votojnë.
Të dashur qytetarë të Gjilanit,
Duke e ditur rëndësinë e zgjedhjeve, duke e ditur rëndësinë e votës, ju ftoj që të bashkoheni në këtë proces zgjedhor në mënyrë masovike.
Vota është e drejta elementare dhe e garantuar. Është mjeti përmes të cilës ne përcaktojmë fatin dhe të ardhmen tonë. Andaj, shfrytëzojeni këtë të drejtë e përcaktoni vetë të ardhmen tuaj.