Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Leposaviq një shtetase të Serbisë e cila po qëndronte në Republikën e Kosovës pa lejeqëndrim dhe po mblidhte e keqpërdorte para.
Policia njoftoi se ajo po mblidhte pa leje para për shërimin e një vajze të sëmurë, dhe ky nuk ishte rasti i parë, shkruan Jepi Zë.
Këtë ngjarje e ka raportuar në polici vet nëna e vajzës së sëmurë.
“Leposaviq, 20.10.2021-13:00. Ankuesja femër shtetase e Serbisë ka raportuar se pa autorizimin e saj e dyshuara shtetase e Serbisë, po mblidhte para për vajzën e saj të sëmurë që banon në territorin e Republikës së Kosovës pa leje qëndrim. E dyshuara është arrestuar dhe gjatë marrjes në pyetje ajo pranoi se edhe më parë kishte mbledhur para për një person tjetër e te cilat i kishte keqpërdorur. Me vendim te prokurorit e dyshuara është liruar ne procedure të rregullt”, ka bërë të ditur policia.