Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përpos shtesave në pensione, është aprovuar dyfishimi i pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për periudhën nëntor- dhjetor 2021.
Me këtë aprovim, edhe familjet e dëshmorëve do përfitojnë afro 2000€ gjatë 2 muajve të ardhshëm, shkruan Jepi Zë.
“Me anë të këtij vendimi, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ndanë mjete të cilat synojnë përkrahjen financiare për përfituesit e skemave të ndihmës sociale për periudhën Nëntor – Dhjetor 2021, me dyfishim të pagesës mbi vlerën bazë dhe shtesave, të aprovuar më parë me vendim të Qeverisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.