Pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë tonë, Partia e Drejtësisë (PD) Dega në Gjilan, kemi marrë vendim që në raund të dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Gjilanit, të mbështesim kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Lutfi Haziri.
Përmes kësaj deklarate, Kryesia e Partisë së Drejtësisë PD – Dega në Gjilan, konfirmon vullnetin e gjithë anëtarësisë së saj për mbështetje të fuqishme për z. Lutfi Haziri, për Kryetar të Komunës së Gjilanit.
Për PD-në Dega në Gjilan, nga sot z.Haziri është kandidat edhe i Partisë së Drejtësisë – PD, me bindjen se nga nesër do të rikonfirmohet edhe për një mandat si Kryetar i Komunës Gjilanit.
Vota e çdo anëtari të Partisë së Drejtësisë – PD Dega në Gjilan, nga sot konfirmon rreshtim të vullnetshëm të elektoratit të saj për mbështetje të plotë të z.Lutfi Haziri, i cili me datë 14 Nëntor 2021, përmes verdiktit të popullit do të jetë Kryetar i Komunës së Gjilanit.
Partia e Drejtësisë dega në Gjilan
31.10.2021