Hapësirat për fëmijë janë të domosdoshme. Nevoja për to ka qenë vazhdimisht prezente. Fëmijëve iu duhet një vend ku për ta fillon socializimi dhe kyçja në shoqëri me bashkëmoshatarët, e prindërve iu duhet një vend i në të cilin ndihen të sigurt t’i lënë fëmijët e tyre. Çerdhen në lagjen Dardania e ndërtuam në bashkëfinancim me USAID-in, për 120 fëmijë. Ky është vetëm fillimi – ne do të jemi pranë tyre në çdo hap të jetës. Përveç kësaj, është ndërtuar edhe parku afër çerdhes ashtuqë hapësirat e gjelbërta, aq të nevojshme për ne, të jenë aty për fëmijët tanë dhe për prindërit.
Gjithashtu, kemi përfunduar çerdhen në lagjen Zabeli dhe kemi filluar ndërtimin e çerdhes për 150 fëmijë në lagjen Arbëria. Jo vetëm kaq, por edhe lagjja Ramiz Cërrnica do të bëhet me çerdhe gjatë qeverisjes së ardhshme.