Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se në muajin tetor 86 mijë persona kanë përfituar nga shtesat për fëmijë.
Ai ka thënë se pas zgjerimit të masës për shtesat e fëmijëve, kemi pasur një fluks enorm aplikimesh, shkruan Reporteri.net.
“Dhe sot më në fund, pas validimeve të nevojshme, është ekzekutuar pagesa e shtesave për fëmijë, për rreth 86 mijë përfitues, për muajin tetor”, ka shkruar Murati në Facebook.