Gjatë ditës së djeshme skuadra e Dritës është zhvendosur në Durrës, për tu përgatitur sa më mirë gjatë pushimit në Superligë për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve.
Sot ekipi ka zhvilluar seancën stërvitore, ku përmes fotove të publikuara nga faqja zyrtare, duket një atmosferë shumë e mirë në kampin bardhekaltër, shkruan Gazeta Olle.
Kjo nuk është hera e parë që skuadra gjilanase përgatitet në Durrës, pasiqë udhëtimet e tyre në këtë qytet shqiptar kanë qenë mjaft të shpeshta.
Kujtojmë se skuadra e Nuhiut gjendet në pozitën e tretë në tabelë, me 22 pikë të mledhura pas 13 xhirove.