Rasti ka ndodhur në Prevallë, ndërsa lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Operacioni për kërkimin e personit të rënë në humnerë ka zgjatur më tepër se një orë e gjysmë.
Osmanollaj ka treguar se informacioni për një person të rënë në humnerë është pranuar në orën 14:35, ndërsa pas orës 16:00 është gjetur një trup i pajetë.
“Sot rreth orës 14:35 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë në humnerë në Prevallë.
Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas orës 16:00 kemi pranuar informacionin se është gjetur një trup i pajetë”, ka thënë Osmanollaj.
Nuk dihen ende detaje se si ka ndodhur ky rast.