Moslirimi i masave nga ana e Qeverisë dhe mungesa operimit të plotë të bizneseve, ka bërë që këto të fundit të drejtojnë akuza në drejtim të institucioneve.
Ata thonë se respektimi i masave nuk është bërë as nga partitë politike në zgjedhjet që u mbajtën këtë vit.
Kryetari Odës Hoteliere dhe Turizmit, Fadil Sogojeva, thotë për Ekonomia Online, se pasi respektimi i masave nuk është bërë nga partitë politike nuk do të bëhet as nga bizneset.
“Ne kemi reaguar edhe më herët dhe po presim që këto masa të largohen, sepse nuk ka arsye. Vet fushata elektorale e ka bërë të vetën, atëherë kur vetë ata nuk i kanë respektuar masat, atëherë as ne nuk kemi arsye t’i respektojmë, prandaj kërkojmë që të merren me këtë punë dhe të lirohen masat. Sot e kemi mbajtur kuvendin e punës ku kanë marrë pjesë mbi 120 delegatë, prandaj sot jam më i fuqishëm, prandaj edhe nëpërmjet organeve ne do të mundohemi që t’i realizojmë kërkesat tona”, tha ai.