Presidenti i Dritës nervozohet keq, ky është reagimi i tij pas kalimit në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës
Skuadra e Dritës me mund të madh ka kaluar në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës.
‘Bardhekaltërit’ e kanë mposhtur Drenasin me rezultat minimal 1-0, vetëm pas vazhdimeve pasi koha e rregullt përfundoi baras 0-0.
Golin e vetëm për ‘Intelektualët’ e realizoi mesfushori Hamdi Namani, i cili shënoi në minutën e 7’ të pjesës së parë të vazhdimeve.Pas ndeshjes ka reaguar presidenti i Dritës, Valon Murseli, i cili është shprehur shumë i nervozuar me paraqitjen e ekipit të tij.
Murseli përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare përmes disa ‘emojve’ ka treguar nervozizmin e tij./infokus/