Pas festës së madhe për titullin kampion në Superligën e Kosovës, FC Drita ka nisur menjëherë punën për ndërtimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm.
Sipas raportimit të Kanal 10, kampionët e Kosovës kanë arritur marrëveshje me Agan Mjaki, i cili pritet të jetë përforcimi i parë i verës për skuadrën gjilanase.
23-vjeçari luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe së fundmi ishte pjesë e KF Laçi në elitën e futbollit shqiptar. Më herët ai ka qenë pjesë e Albania national under-21 football team, ndërsa si futbollist është zhvilluar në akademitë e njohura holandeze të FC Twente dhe FC Groningen.
Mjaki ishte i pranishëm edhe në festën e titullit të Dritës në Gjilan, ku bardhekaltërit u shpallën kampionë të Kosovës për herë të dytë radhazi, duke shtuar edhe më shumë spekulimet për transferimin e tij te kampionët.

