Me kënaqësi të veçantë mirëprita drejtuesit e klubeve të cilët, falë punës së palodhur së bashku me stafet e tyre, përkushtimit të vazhdueshëm dhe zhvillimit të qëndrueshëm, kanë arritur me meritë promovimin në një kategori më lart në garat e organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Mirë se erdhët në kategoritë tuaja të reja:
⚽Superliga: FC Vushtrria dhe FC Feronikeli 74
⚽Liga e Parë: FC Mitrovica dhe FC Lepenci
⚽Liga e Dytë: FC Dardana 10 dhe FC Istogu 03
⚽Superliga e Futsallit: FC Policia dhe FC Rahoveci
⚽Superliga e Vajzave: FC 2 Korriku
🔝Ky promovim është rezultat i një pune të gjatë, i përkushtimit të vazhdueshëm dhe i besimit në projektet sportive që secili klub ka ndërtuar ndër vite. Këto suksese dëshmojnë qartë se puna, organizimi dhe vizioni i mirëfilltë sportiv gjithmonë shpërblehen me arritje të merituara.
Klubeve të promovuara u urova shumë suksese në ligat përkatëse, me bindjen se do të vazhdojnë të forcojnë organizimin profesional, të zhvillojnë kampionate cilësore dhe të japin kontribut të rëndësishëm në avancimin dhe zhvillimin e futbollit dhe futsallit në Kosovë.
Urime për këtë arritje të rëndësishme dhe shumë suksese në këtë kapitull të ri të rrugëtimit tuaj sportiv!

