Lajme

AGK dhe EFJ dënojnë sjelljen e kryeministrit Rama ndaj gazetarëve nga Kosova

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e vlerëson të papranueshme sjelljen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në raport me gazetarët nga Kosova, që ishin pjesë e konferencës me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në këtë konferencë pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe Kosova dhe sipas kolegëve tanë, zoti Rama është përkujdesur që të mos lejojë gazetarët kosovarë të bëjnë pyetje për zonjën Merkel.

Një ndarje e tillë, për nga prejardhja, e gazetarëve në një takim ndërkombëtar është akt i papranueshëm.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) ka reaguar kundër veprimeve të zotit Rama.

“Turp për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili qëllimisht i injoroi pyetjet e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve e dënon këtë segregim shokues”, ka thënë Ricardo Gutierrez.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close