olicia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore nga data 15 prill 2020 deri me 21 prill 2020 në raste të ndara ka ndalur në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit gjithsejtë katërmbëdhjetë (14) persona duke mos e përfill vendimin e qeverisë. Të gjithë këta persona janë takuar duke lëvizur gjatë kohës sa është caktuar ndalimi i lëvizjes. Personat e ndaluar janë katër (4) nga Komuna e Gjilanit, një (1) nga Komuna e Kamenicës, dhe nëntë (9) nga Komuna e Vitisë. Personat e ndaluar janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore, në një rast dy nga ta me vendim të prokurorit janë ndalë për dyzet e tetë (48) orë gjersa dymbëdhjetë të tjerë në rastet veç e veç procedohen në Procedurë të rregullt në Prokurorin e shtetit.
Arrestohen 14 persona në Anamoravë, nuk respektuan vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes
Ndani këtë artikull