Sot, në ndeshjen e javës së 34-të të Albi Superligës së Kosovës, FC Drita i dha hapësirë një prej talenteve më premtues të akademisë së saj, Art Veseli, i cili bëri debutimin e tij ndaj KF Dukagjini.
Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e futbollistit të ri, i cili është produkt i shkollës së futbollit të FC Drita-s që nga viti 2020. Gjatë këtyre viteve, Veseli është zhvilluar vazhdimisht duke u dalluar si një nga lojtarët më premtues të grupmoshës U19.
Debutimi i sotëm përbën një moment të veçantë si për lojtarin ashtu edhe për klubin, i cili vazhdon të investojë në zhvillimin e talenteve të rinj dhe promovimin e tyre në ekipin e parë.
Art Veseli shihet si një nga emrat që mund të sjellë të ardhme të ndritur për klubin gjilanas, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e akademisë së FC Drita-s në prodhimin e lojtarëve cilësorë për futbollin kosovar./Radio Star/

