Në politikën kosovare, ku qytetarët gjithnjë e më shumë po kërkojnë figura të reja dhe përfaqësim më dinjitoz, emri i Gentrit Murselit po përmendet si një nga kandidatët që mund të sjellë frymë të re në skenën politike.
Pjesë e listës së Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje me numër 68, Gentrit Murseli po hyn në garë me synimin për të qenë zëri i rinisë dhe i qytetarëve të Anamoravës.
I ri në moshë, por me përvojë dhe vizion të qartë për të ardhmen, Murseli konsiderohet si një nga zërat më aktivë të gjeneratës së re. Ai është dëshmuar ndër vite si nxënës dhe student i dalluar, ndërsa angazhimi i tij politik është konkretizuar përmes mandateve si asamblist në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Gjatë angazhimit të tij në kuvend, Murseli është vlerësuar për qasjen aktive dhe për nismat në mbështetje të studentëve dhe të rinjve, ku disa prej tyre vazhdojnë të jenë pjesë e proceseve institucionale edhe sot.
I njohur si një politikan punëtor dhe këmbëngulës, ai ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve në garat për asamble komunale, duke u renditur vazhdimisht ndër kandidatët më të votuar. Kësaj radhe, si kandidat i LDK-së me numër 68, Gentrit Murseli po kërkon mbështetjen e qytetarëve për një përgjegjësi edhe më të madhe, me synimin që të jetë zëri i Anamoravës dhe përfaqësues i denjë i interesave të qytetarëve.
Përkrahësit e tij e shohin si një figurë me të ardhme të ndritur në politikë, një vizionar që synon të afrojë më shumë të rinjtë me vendimmarrjen dhe të sjellë energji të re në institucionet përfaqësuese./Radio Star/

