Trajneri Ismet Munishi e ka nisur aventurën e tij edhe zyrtarit te SC Gjilani.
Trajner njohur është prezantuar para futbollistëve nga presidenti i klubit Florim Zuka, ku e ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore. Munishi ka përshëndetur gjithë futbollistët, teksa ka mbajtur një fjalim të shkurtër para tyre.
Ai e ka prezantuar edhe stafin me të cilin do të punojë te ‘kuqebardhët’ duke bërë disa ndryshime të vogla në shtabin teknik. Kështu Agim Maliqi do të jetë ndihmësi i tij i parë, i cili do ta zëvendësojë Granit Dervishollin që largohet së bashku me Bylbyl Sokolin.
Alban Hyseni gjithashtu do të jetë asistent i Munishit, ndërkohë që Enver Sermaxhaj do vazhdojë të mbetet trajner i portierëve. Kjo njëherit do të jetë seanca e vetme stërvitore e Munishit para sfidës ndaj Trepçës ’89 e cila zhvillohet të dielën më 14 mars me fillim nga ora 13:00.