FC Ballkani njofton se rrugëtimi ynë me futbollistët Geralb Smajli, Bruno Oliveira dhe Stanislav Petkov ka përfunduar.
Klubi dëshiron t’i falënderojë për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e familjes së Ballkanit.
I falënderojmë për çdo minutë të dhënë në fanellën portokalli dhe u shprehim mirënjohjen tonë për gjithçka që kanë kontribuar në rrugëtimin e FC Ballkanit.
Klubi u uron Smajlit, Oliveirës dhe Petkovit shumë suksese në karrierën dhe jetën e tyre personale.
Faleminderit dhe suksese në sfidat e reja!

