Superliga e Kosovës në futboll vjen në xhiron e 24-të me derbin e madh lokal mes Dritës dhe Gjilanit.
Ndonëse objektivat i kanë të ndryshme, të dyja skuadrat priten të dhurojnë spektakël në fushën e gjelbër duke e ditur rivalitetin e madh që kanë mes vete.
Si zakonisht, kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Por, një propozim interesant në lidhje me lokacionin e kësaj ndeshje e ka bërë trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
“Timonieri” llapjan ka thënë se do të ishte mirë që kjo ndeshje të luhej në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Unë mendoj që është dashur të behet një kërkesë që ndeshja Drita – Gjilani të zhvillohej në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës pasi që luhet pa shikues. Dy skuadra shumë cilësore e ndoshta ishte zhvilluar një derbi cilësor. E kanë një fushë në Gjilan e cila është shumë dëmtuar”, ka thënë Batatina në “Kanal10”.